Kushtet e Përdorimit
Këto kushte të shërbimit rregullojnë përdorimin e faqes së internetit të Botefa dhe blerjen e produkteve të ofruara në të. Duke përdorur faqen tonë dhe duke bërë porosi, ju pranont këto kushte në tërësi.
E-mail: info@botefa.com Adresa: Enver Topalli, pn. – Ferizaj, Kosovë
Produktet
Produktet e ofruara nga Botefa për shitje janë ato të vendosura në faqe dhe në dispozicion sipas specifikave të shënuara. Botefa do të bëjë përpjekje maksimale që fotografitë dhe përshkrimet e produkteve të pasqyrojnë sa më saktë produktin real.
Produktet nuk duhet të kenë asnjë të metë fizike dhe duhet të jenë të gatshme për shitje. Pas pranimit fizik të produktit, nëse konsumatori vëren ndonjë defekt, duhet të na kontaktojë brenda 3 ditëve pune për të organizuar zëvendësimin.
Porosia dhe kontrata
Kontrata ndërmjet Botefa dhe konsumatorit konsiderohet e lidhur në momentin kur Botefa konfirmon porosinë me email ose SMS. Konsumatori duhet të sigurojë që të dhënat e porosisë të jenë të sakta dhe të plota.
Çmimet dhe pagesat
Çmimi i produkteve është ai i shfaqur në faqe në momentin e porosisë dhe përfshin tatimet e aplikueshme. Çmimet nuk përfshijnë tarifën e dërgimit.
Pagesa bëhet:
- Me para në dorë gjatë pranimit të porosisë përmes Poste e Kosovës
- Online me kartë krediti ose debiti
Në rast gabimi teknik ose njerëzor në çmim apo përshkrim, porosia mund të anulohet nga Botefa pa detyrime shtesë ndaj asnjërës palë.
Dorëzimi
Produktet dorëzohen përmes Poste e Kosovës. Afati i zakonshëm i dorëzimit është 2 deri në 5 ditë pune nga konfirmimi i porosisë. Ky afat nuk është i garantuar dhe mund të ndikohet nga rrethana jashtë kontrollit tonë.
Kthimi i produkteve
Konsumatori ka të drejtë të kthejë produktin brenda 14 ditësh nga dita e pranimit, me kusht që:
- Produkti të mos jetë veshur
- Produkti të jetë në gjendjen origjinale
- Të gjitha etiketat të jenë ende të bashkangjitura
Pas skadimit të afatit 14 ditor, konsumatori nuk mund të kthejë produktin.
Produktet e veshura ose në gjendje të ndryshuar nga origjinali nuk mund të kthehen dhe nuk kompensohen.
Në rast defekti, konsumatori duhet të na kontaktojë brenda 3 ditëve pune nga pranimi i produktit në info@botefa.com. Botefa do të zëvendësojë produktin ose do të rimbursojë pagesën e bërë.
Mbrojtja e konsumatorëve
Botefa zbaton në tërësi dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit të Republikës së Kosovës.
Ligji i aplikueshëm
Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga gjykatat kompetente në Kosovë.
Ndryshimet e kushteve
Botefa rezervon të drejtën t'i përditësojë këto kushte herë pas here. Ndryshimet hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit në faqe.
Përditësuar: Maj 2026